Mbuluesi i të metave

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Mbuluesi i të metave

 

Tregohet se Sehl Testeriu r.a. e ka pasur një fqinj pabesimtar.

Ai e kishte një kanalizim të nevojtores, i cili rridhte në shtëpinë e Sehlit.

Sehl Testeriu e vendoste një enë dhe ndyrësira e cila derdhej tërë ditën e mbushte atë, e ai e merrte dhe e hidhte atë natën, që mos ta shihte askush.

Kështu ai ka vepruar një kohë të gjatë, deri sa i afrohet vdekja.

E kur i afrohet vdekja e fton fqinjin e i thotë: “Shko dhe shiko se çka vjen nga shtëpia jote. Kur shkon e sheh se nga shtëpia e tij dilnin mbeturina dhe derdheshin në enën, të cilën e kishte vendosur ndër ta Sehli.

Pabesimtari tha: Ç’është kjo? Sehli i përgjigjet: Ka një kohë të gjatë që nga shtëpia jote, në shtëpinë time vijnë ujërat e zeza (ndyrësirat), e unë e lë të mbushet gjatë tërë ditës, ndërsa unë e hedh atë në mbrëmje. Po mos të kisha qenë para vdekjes nuk do të kisha treguar, por frikësohem se të tjerët pas meje nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.

Pabesimtari i tha: O Shejh: Ti kështu ke duruar për një kohë të gjatë e unë kam qenë gjatë gjithë asaj  kohe pabesimtar. Zgjate dorën se unë prej tani: Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

Pastaj Sehli, Zoti e mëshiroftë, ndërroi jetë.

Lini një koment