Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Kerametet e një të varfri
Ebu Seid Harazi thotë: “Në Qabe kam parë një njeri të varfër, i cili nuk kishte rroba as për ta mbuluar trupin e tij. Unë në vetvete apo në brendi kam ofsharë, mirëpo ai e kishte ndier ofshamën e brendshme time dhe më tha:
“Ta dini se Allahu e di çka në vetën tuaj, pra kini kujdes”.
U pendova dhe në vete kërkova falje prej Allahut, e ai më tha:
“Ai është, i Cili pranon pendimin prej robërve të tij, dhe i shlyen të këqijat prej tyre”.