Dijetari gjykatës dhe dijetari ‘hajn’

Dijetari gjykatës dhe dijetari ‘hajn’

 

Tregohet se Gjykatësi i Antalijës një natë del për të shkuar në arën e tij dhe, duke kaluar nëpër qytet, i del një hajn përpara, i cili i thotë: – Hiqi çka ke me vete, se për ndryshe do të ndodhë çka është më e keqja. Gjykatësi i thotë: Zoti të ndihmoftë, po dijetarët janë të shenjtë, e unë jam gjykatësi i këtij vendi, e më liro. Hajni i thotë: – E falënderoj Allahun që më ka mundësuar që ty të të zë, sepse unë jam i sigurt se kur të kthehesh në shtëpi ke rroba dhe kafshë të mjaftueshme, e të kishte qëlluar tjetër, pos teje, ndoshta do të kishte qenë i dobët në gjendje të vështirë dhe i varfër. Gjykatësi i thotë: – Po e shoh se jeni i mprehtë nga goja. I thotë: – Po, “mbi çdo të ditur ka edhe më të ditur”. Gjykatësi i thotë: – Po çka thua ti për hadithin, të cilin e kanë transmetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s  ka thënë: “Feja   është fe e Allahut, robërit janë robërit e Allahut, suneti është suneti im, e kush bën bid’at ai është i mallkuar prej Allahut”. E bllokimi i rrugëve dhe vjedhja e pasurisë janë bid’at, e unë po ta shpalosi të vërtetën që të mos fitosh mallkimin e Allahut. Hajni i thotë: – O i nderuar im gjykatës, ky hadithë është hadithë MURSEL, nuk është transmetuar as nga Nafiu, as nga Ibn Umeri. Po edhe të kishte qenë i pranuar si i vërtetë (as i shkëputur, e edhe transmetuesi i drejtë) çka të bëjë hajni, i cili nuk ka ushqim fare e nuk ka mundësi për ta siguruar  vetes  asgjë, ndërsa çka është e jotja është hallall për mua, sepse transmeton Maliku nga Nafiu, e ai nga ibn Umeri r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Po të kishte qenë e tërë bota e përgjakur do të kishte qenë ushqimi i besimtarëve hallall”. Për këtë janë pajtuar të gjithë dijetarët e nuk ka asnjë kundërshtim mes tyre, për atë kur njeriu shpëton veten dhe familjen nga vdekja me ushqimin apo pasurinë e tjetrit. E unë për Zotin kam frikë nga Allahu se mund të vdes urie, ndërsa me atë që e ke ti më shpëton nga vdekja mua dhe familjen time, prandaj ma dorëzo mua çka ke dhe pastaj ec i lirë. Gjykatësi i thotë: – Pasi që e ke gjendjen ashtu, më lejo të shkoj te ara ime e t’u them robërve dhe shërbëtorëve të mi që të të sjellin rroba për të ta mbuluar trupin, dhe të të jap çka kam unë. Hajni i thotë: – I mjeri ti, po ti je tani si zogu në kafaz, nëse del prej kafazit të del prej dore, e po kam frikë se nëse të liroj nuk do të të më japësh asgjë pastaj. Gjykatësi i thotë: – Të betohem se do të të veproj ashtu siç thash. Hajni i thotë: – Na ka treguar hadithin Maliku, e ai nga ibn Umeri se Muhamedi s.a.v.s ka thënë: “Përbetimi i të detyruarit është i pavlefshëm”, e Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Përpos atyre që janë të detyruar, por zemrat e tyre i kanë plot iman”. E po kam frikë se po e merr këtë kuptim, e më mirë më jep çka ke. Gjykatësi ja jep kafshën dhe rrobat, përpos pantallonave. Hajni i thotë: – Hiqi dhe dorëzoji edhe pantallonat. Gjykatësi i thotë: – Është koha e  namazit, e i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: – Është i mallkuar ai, i cili shikon pjesët e turpshme të vëllait të tij”. E tani lakuriq i zhveshur, lakuriq nuk falet, se Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Vishuni mirë para se të shkoni (të faleni) ne xhami”. Komentimi ka të bëjë me rroba gjatë namazit. Hajni i thotë: – Namazi  yt do të jetë i plotë, se na ka treguar Maliku e ai nga Nafiu, e ai nga ibn Umeri se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Lakuriqët falen në këmbë e imami qëndron në mes tyre”. Maliku thotë se nuk falen në këmbë, por falen larg njëri-tjetrit, të ndarë aq sa asnjëri nuk ia sheh pjesët e turpshme tjetrit. Ebu Hanife thotë se falen ulur, ndërsa sa  i përket hadithit të cilin e citova, është hadith mursel, po edhe nëse pranohet ka të bëjë me raste kur shikohet me epsh. Ndërsa ti je në gjendje të jashtëzakonshme, nuk ke zgjidhje tjetër. A e  di se femra e pastron organin seksual të saj prej ndyrësisë dhe është e pamundur pa e pa, po ashtu edhe mashkulli kur rruhet rreth organit seksual. Njeriu e bën sunet tjetrin po ashtu edhe mjeku gjatë mjekimit. Pasi që është puna kështu, atëherë gjykatësi nuk është kushtëzuar. Gjykatësi i thotë: – Ti je  gjykatës e unë i akuzuar, dhe ti je dijetar, ti je mufti, e unë pyetës. Merr çka të duash. “La Havle ve la kuvete il-la bil-lah!”. Hajni i merr pantallonat dhe rrobat e shkon. Gjykatësi tregon se:

Ai është prej fukahave (dijetarëve) me famë. Ai ka pritur shumë deri sa e ka realizuar çka ka dashur. Ia dërgon një njeri i shpreh nderim dhe mirënjohje dhe e shpërblen për angazhimin e tij.

Lini një koment