Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Dënimi për shkak të shkurtimit të flokëve
Zoti i Madhëruar në kur’an thotë:
“Dhe mos i rruani kokat tuaja, për derisa të mos arrijë Kurbani në vend (në therrtoren e caktuar në Mine)”. (El Bekare : 196)
Nga ky ajet kuptohet se rruajtja e flokëve apo shkurtimi i tyre gjatë haxhit është i ndaluar.
Nëse flokët e kokës ose qimet e mjekrës bien vetvetiu nuk ka dënim.
Nëse haxhiu i shkurton apo e qethë një të katërtën e flokëve e më shumë prenë një dele Kurban.
Nëse haxhiu i shkurton apo i qethë më pak se një të katërtën e flokëve jep Sadaka.
Edhe rrojtari edhe i rruari që të dy dënohen siç përmendëm më lartë.