Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Dënimi për shkak të përdorimit të parfumit
Nëse haxhiu gjatë kohës kur është në Ihram e parfumon një pjesë të trupit si p.sh. dorën, këmbën, kokën të tërën, atëherë ai e prenë një dele Kurban.
Nëse e parfumon vetëm një pjesë të një pjese të trupit si p.sh. një pjesë të dorës, një pjesë të këmbës ose një pjesë të kokës – jep sadaka.
Nëse dy, tri e më shumë herë përdorë parfumin – për secilën herë prenë dele Kurban.
Edhe përdorimi i mastit obligon prerjen e deleve Kurban pa marrë parasysh a është i përzier me parfum ose jo.
Masti për shërimin e plagëve nuk obligon Kurban.