Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Dënimi për shkak të mosqëndrimit në Muzdelife
Kush nuk qëndron në Muzdelife pa arsye ai e prenë një dele Kurban për shkak të lënies së vaxhibit.
Kush nuk qëndron në Muzdelife për shkak të ndonjë arsyeje të shëndoshë nuk prenë Kurban. Prej këtyre arsyeve janë: sëmundja, pa aftësia dhe pamundësia për shkak të pleqërisë dhe turma e madhe për gratë. Argument për këtë e kemi hadithin e Muhamedit a.s. kur e ka lirua familjen e tij për shkak të turmës së madhe.
Argument tjetër është edhe baza e sheriatit e cila është ndërtua në tolerancë dhe mëshirë për robërit.