Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Dënimi për shkak të kryerjes së tavafit duke qenë i papastër (pa gusël dhe pa abdes)
Kemi tri lloje të tavafeve:
- Tavafi Thelbësor (IFADA);
- Tavafi Përshëndetës dhe Lamtumirës dhe
- Tavafi i Umres.
Tavafi Thelbësor (Ifada).
Tavafi Thelbësor është pjesë përbërëse e haxhit (rukën). Nëse haxhiu e kryen këtë tavaf i papastër (xhunub) ose gruaja me menstruacion duhet të prehet një deve Kurban.
Nëse haxhiu e përsërit tavafin para përfundimit të ditëve të haxhit (tri ditët e Kurban Bajramit) nuk pren deve kurban.
Nëse haxhiu e përsërit tavafin pas përfundimit të ditëve të haxhit (pas tri ditëve të Kurban Bajramit) e prenë një dele Kurban.
Nëse haxhiu nuk është i papastër (xhunub) por e kryen këtë tavaf pa Abdes e prenë një dele Kurban, por nëse merr Abdes dhe e përsërit atëherë nuk prenë asgjë Kurban.
Tavafi Përshëndetës dhe Lamtumirës.
Nëse haxhiu e bën Tavafin Përshëndetës ose Lamtumirës i papastër (xhunub) e prenë një dele Kurban.
Nëse haxhiu këtë tavaf e kryen pa Abdes ai jep vetëm Sadaka.
Nëse haxhiu Tavafin e Umres e bënë i papastërt (xhunub) ose pa Abdes e prenë një dele Kurban.
Tavafi i Umres.
Nëse haxhiu Tavafin e Umres e bënë i papastër (xhunub) ose pa Abdes e prenë një dele Kurban.