Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Dënimi për shkak të gjuetisë
Zoti i Madhëruar në kur’an thotë:
“E ju është ndaluar gjuetia e tokës derisa të gjendeni në Ihram (gjatë kryerjes së haxhit). Frikojuni Allahut para të cilit të gjithë ju do të tuboheni”. (El Maide : 96)
Për shkak të gjuetisë gjatë kohës së ihramit janë tri lloje dënimi:
- dënimi me Kurban;
- dënimi me i ushqye të varfrit;
- dënimi me agjërim.
Varësisht çfarë kafshe gjuan në të njëjtën masë prenë Kurban prej kafshëve të buta ose e paguan vlerën e kafshës së gjuajtur.
Dënimi është i paraparë për haxhiun pa marrë parasysh a gjuan me qëllim, pa qëllim ose pse ka harruar.
Kush e gjuan gjahun por nuk e vret por vetëm e plagos atëherë shikohet gjendja e gjahut nëse është plagosur rëndë atëherë prehet Kurban, mirëpo nëse është plagosur lehtë, atëherë jepet Sadaka.