Allahu është garantues

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Allahu është garantues

 

Transmeton Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë: Një njeri nga beni israilët ia kërkoi një beni israilit tjetër 1000 dinarë. Ai i thotë: “Sillmi dy dëshmitarë le të dëshmojnë.” Ai i thotë: “A mjafton që vetëm Allahu të jetë dëshmitar.” Ai i thotë: “Sillma hipotekën.” Ai i thotë: “Mjafton që Allahu të jetë garantues.” I thotë: “Të vërtetën e the”, dhe ia jep për një afat të caktuar.  Kaloi në anën tjetër të detit, kreu punën me to. Kur erdh afati kërkoi anije për t’ia quar në afatin e caktuar, mirëpo anije nuk kishte. Atëherë e merr një dërrasë, e shpon dhe i fut brenda 1000 dinarë dhe letrën (të shkruar) prej filanit te filani, i mbyll mirë e tha: “O Zoti im! Ti e di kur i kam marrë borxh prej filanit 1000 dinarë, i cili kërkoi garancion, e unë i thashë që garantues të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua për këtë. Ai më kërkoi dëshmitarë, unë i thashë mjafton që dëshmitar të jesh Ti o Zoti im, dhe ai u pajtua me këtë. Mirëpo unë u mundova të gjej për t’ia larë borxhin, por nuk gjeta. Për këtë arsye po i dorëzoj tek Ti, dhe e hodhi në det”. E përcolli deri sa u largua, dhe përfundimisht nuk gjeti anije. Në anën tjetër, njeriu, të cilit i kishte marrë borxh, shikon mos ka ardhur ndonjë anije duke pritur kthimin e borxhit. Por, e sheh vetëm një shkop, në brendinë e të cilit ishte malli. Duke tubuar dru për familjen e tij, dhe duke i thyer (qarë drutë) i gjeti 1000 lirat dhe letrën. Pas një kohe vjen borxhmarrësi me 1000 dinarë tjera dhe i thotë: “Për Zotin, pandërprerë kam kërkuar anije për të ardhur dhe për të t’i sjellë të hollat, mirëpo ishte e pamundur. Deri sa sot e takova   një anije dhe erdha”. Ai i thotë: “Vallë mos më ke dërguar mua diçka?” Tha: “Të tregova se nuk kam mundur të gjej anije deri sot.” I tha: “Zoti e ka la borxhin në vend tëndin, i cili e ka dërguar shkopin (me të holla). E ti me 1000 dinarët tjera vepro si të duash në rrugë të hajrit.”

Lini një koment