Veprimet që nuk e prishin haxhin, por për to paguhet dënimi

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

Veprimet që nuk e prishin haxhin, por për to paguhet dënimi

 

Nëse në haxh nuk kryhet ndonjë vaxhib paguhet me dënim d.m.th. kompensohet dhe haxhi nuk prishet.

Nëse në haxh veprohet ndonjë ndalesë e rëndë, atëherë paguhet me dënim d.m.th. kompensohet dhe haxhi nuk prishet.

Dënimi mundet me qenë:

  • me prerje të Kurbanit;
  • me dhënie të Sadakasë ose
  • me Agjërim.

 

Dënimet e ndalesave të haxhit janë:

  • dënimi për shkak të veshjes së rrobave të qepura;
  • dënimi për shkak të përdorimit të parfumit;
  • dënimi për shkak të prerjes së flokëve;
  • dënimi për shkak të prerjes së thonjve;
  • dënimi për shkak të gjuetisë.

 

Lini një koment