Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Kontakti martesor
(shkak i prishjes së haxhit)
Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se kontakti martesor me bashkëshorten e prish haxhin dhe duhet me bë haxhin kaza vitin tjetër. Mirëpo kontakti martesor mund të ndodhë në tri raste:
- para qëndrimit në Arafat;
- pas qëndrimit në Arafat dhe para Tavafit Thelbësor;
- pas Tavafit Thelbësor;
Nëse ndodh kontakti martesor para qëndrimit në Arafat haxhi prishet edhe pse haxhiu vazhdon kryerjen e obligimeve tjera të haxhit.
Haxhiu në këtë rast e kryen haxhin kaza.
Haxhiu kur ta bën haxhin kaza, vaxhib e ka gjithashtu me pre një dele Kurban.
Nëse ndodh kontakti martesor pas qëndrimit në Arafat dhe para Tavafit Thelbësor, nuk prishet haxhi por ata e kanë vaxhib me pre nga një deve Kurban.
Nëse ndodh kontakti martesor pas Tavafit Thelbësorë nuk prishet haxhi por ata e kanë vaxhib me pre një dele Kurban.
Nëse haxhiu nuk kryen marrëdhënie bashkëshortore por vetëm përqafim, puthje apo ledhatim ai me bashkëshorten e kanë vaxhib me pre kurban nga një dele.