Ihsari (sëmundja, pamundësia e kryerjes së farzeve…) – (shkak i prishjes së haxhit)

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

Ihsari (sëmundja, pamundësia e kryerjes së farzeve…)

(shkak i prishjes së haxhit)

 

Nëse haxhiu e bën nijet me krye Haxhin ose Umren mirëpo më vonë paraqitet armiku i cili e pengon ose sëmundja e cila e pengon, atëherë haxhi prishet dhe nevojitet me bë kada vitin tjetër, mirëpo për këtë prenë Kurban.

Argument për këtë kemi ajetin Kur’anor:

“Kryejeni Haxhin dhe Umren për Allahun. Nëse në këtë rrugë pengoheni (në arritjen e këtij qëllimi) atëherë preni Kurban”. (El Bekare : 196)

Argument tjetër kemi hadithin e Muhamedit a.s.:

Muhamedi a.s. me shokët e tij e kanë bë nijet me vizitua Qaben dhe me bë Umren mirëpo kur i janë afrua Mekës në vendin e quajtur Hudejbije pengohen nga idhujtarët Kurejsh të Mekës për me shkua në Qabe dhe kur vjen dita e parë e Bajramit Muhamedi a.s. e prenë një deve Kurban dhe i qethë flokët dhe lirohet nga Ihrami. (BUHARIU)

Kur të pengohet haxhiu me i krye obligimet e Haxhit ose të Umres për shkak të armikut ose të sëmundjes i kryen tri veprimet, e ato janë:

  • Lirohet nga Ihrami, qethë flokët dhe vishet me rroba të rëndomta.
  • E bën Haxhin ose Umren kada kur të plotësohen kushtet. Nëse nuk plotësohen kushtet nuk e ka për obligim me krye Haxhin Kada.
  • E prenë një dele Kada.

Lini një koment