Veshja e dy mbështjellësve të paqepura

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

Veshja e dy mbështjellësve të paqepura

 

Pas pastrimit (Guslit) apo Abdestit haxhiu i vesh apo mbulohet me dy mbështjellës. Njërin për pjesën e poshtme të trupit, tjetri në pjesën e epërme të trupit. Ne sot i quajmë peshkira të mëdhenj.

Transmeton Ibn Umeri se Muhamedi a.s. ka thënë:

 

“Secili prej juve le të hyjë në Ihram me IZARIN (mbështjellës të poshtëm të trupit) dhe me RIDAE (mbështjellës të epërm të trupit) dhe me nalle (papuçe të sotme), kush nuk ka papuçe atëherë le të vesh meste por le ti bëjë si papuçe”.

 

Falja e dy rekateve

Sunet është që kur të vishet Ihrami me i falë dy rekate sepse Muhamedi a.s. kur e ka vesh Ihramin në DHUL HULEJFE i ka falë dy rekate.

Lini një koment