Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Vendet (mikatet) dhe koha e ihramit
Veshja e Ihramit para Mikatit është vaxhib.
Vendet e Ihramit varen prej cilës anë shkon haxhiu apo nga cili vend.
Nga ana e Medinës fillon prej vendit “Dhul Hulejfe”;
Nga ana e Sirisë fillon prej vendit “Xhuhfe”;
Nga ana e Nexhdit fillon prej vendit “Karnil Menazil”;
Nga ana e Jemenit fillon prej vendit “Jelmam”;
Nga ana e Irakut fillon prej vendit “Dhati Uruk”.
Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s. ku thotë:
“Mikati i Medinasëve është në Dhul Hulejfe, i Sirisë në Xhuhfe, i Nexhdit në Karnil Menazil, i Jemenit në Jelmam. Pastaj Muhamedi a.s ka thënë: Këta janë Mikate edhe për të gjithë ata të cilët vijnë nga ajo anë për me krye haxhin dhe Umren”. (BUHARIU)
Kush vesh Ihramin para Mikatit (vendeve të caktuara) lejohet posaçërisht ata të cilët udhëtojnë me aeroplan, pra mund të vishet Ihrami edhe në shtëpi.
Kush e kalon kufirin e Mikatit dhe e ka vesh Ihramin ai kthehet prapë në Mikat dhe e rivesh Ihramin.
Kush e kalon kufirin e Mikatit dhe nuk rikthehet në vendin e veshjes së Ihramit por e vazhdon haxhiu, ai prenë Kurban se e ka lënë një vaxhib të Ihramit me fjalë të tjera një vaxhib të haxhit.
Koha e veshjes së ihramit
Koha e veshjes së Ihramit respektivisht koha e fillimit të haxhit është prej fillimit të muajit Sheval dhe përfundon në ditën e parë të Kurban Bajramit.
Mundet veshja e Ihramit para muajit Sheval por është mekruh.