Tregimi i lopës dhe djaloshit i cili është sjellë mirë me nënën e tij

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Tregimi i lopës dhe djaloshit i cili është sjellë mirë me nënën e tij

 

Ishte një pasanik i beni israilëve, i cili e kishte djalin e vëllait të varfër, mirëpo ky (i pasuri) nuk kishte trashëgimtar tjetër, pos këtij (të varfërin). Mirëpo, pasi që jeta e tij shihej se sa do të zgjaste,  djali  i  vëllait  e  mbyt  për  t’ia  marr  trashëgiminë dhe shkon e hedh kufomën në një fshat tjetër. Pasi që e hodhi atë në greminë, të nesërmen shkon në atë fshat dhe ua kërkon pagimin e gjakut. Fshatarët e atij vendi shkojnë te Musa a.s. dhe kërkojnë prej tij që ta lutë Allahun që t’ia tregojë vrasësin. Ai i urdhëron me pre një lope, duke u thënë atyre: “Vërtetë Allahu ju urdhëron juve që të preni një lopë. Ata i thanë: A po tallesh me ne?!”, pra deri sa ne po kërkojmë prej teje zgjedhjen e problemeve për një të vrarë, ndërsa ti ende po tallesh me ne!

Musa i thotë: “Kërkoj mbrojte prej Allahut, që unë të jem prej aso injorantëve”, – pra prej talljes me besimtarët. Kur njerëzit e kuptuan se prerja e lopës është urdhër i Allahut të Lartmadhëruar, atëherë ata e morën atë përgjegjësi, e në atë veprim ka rezultuar urtësi e madhe. Kjo nga arsyeja se një njeri i mirë prej beni israilëve, i cili e kishte pasur një familje dhe një viç, e merr viçin dhe e shpie në një mal të pashkelur dhe thotë: “O Zoti im, këtë viç po e lë në dorën Tënde, për familjen time  kur të rritet”, dhe pas pak ai vdes. Kështu viçi kalon në atë pyll vite të tëra, dhe ikte nga çdo njëri, sa që askush nuk mund ta shihte. Kur djali i tij rritet, sillej mirë me nënën e tij. Ai natën e ndante në tri pjesë. Në një pjesë falej, në një pjesë flinte dhe në një pjesë ulet te koka e nënës së tij. Në mëngjes barte dru me shpinën e tij, i shitke në treg sa kushtonin. Pastaj prej atij fitimi një të tretën e jepte sadaka, një të tretën e shpenzonte për vete dhe familjen, ndërsa një të tretën ia jepte nënës së vet. Një ditë prej ditëve nëna i thotë: “Babai yt ta ka lënë në trashëgim një  viç, të cilin e ka dërguar në një pyll. Shko në atë pyll dhe thirr: “Për Zotin e Ibrahimit, Ismailit e Is-hakut, që të kthehet te ti. Shenjë e atij viçi është se kur ta pashë shkëlqen aq shumë, saqë do të të duket se prej qimeve të saj po dalin rrezet e diellit, ai quhet viçi i arit për shkak të shkëlqimit dhe bukurisë së tij.  Shkon në atë pyll dhe e sheh duke kullotë dhe e thërret me të madhe: “Po të thërras, për Zotin e Ibrahimit, Ismailit e Is-hakut e të Jaekubit”. Ajo i shkon pranë, e kap për qafe dhe niset për në shtëpi. Duke ecur lopa (viçi i cili është rritur) me lejen e Allahut flet: O djalosh, i cili sillesh mirë me nënën tënde! Hip mbi mua se do ta kesh më lehtë gjatë udhëtimit”. Djaloshi ia kthen: “Nëna ime nuk më ka thënë ashtu siç po kërkon ti për të të hipur, por më ka thënë që të të mbaj për qafe”. Lopa i thotë: “Për Zotin e beni israilëve, po të kishe hipur kurrë nuk do të më kishe parë pastaj. Vazhdo rrugën se po që se edhe kodrën e urdhëron që të shkulet në rrënjë, do të shkulej dhe do të ecte me ty për shkak të mirësjelljes tënde ndaj nënës”. Djaloshi pastaj shkon te nëna e vet me të. Nëna i thotë: “Je i varfër, nuk ke pasuri dhe duke bart dru po lodhesh dhe po mundohesh shumë gjatë ditës, e pastaj po falesh natën. Prandaj shko dhe shite këtë lopë. (Djaloshi) i thotë: “Po sa ta shesë?” Nëna i thotë: “Tre dinar, e për çdo ndryshim të çmimit të mos e shesësh pa u konsultuar me mua”. Çmimi i  lopës ishte tre dinarë, dhe shkon në treg për ta shitur me atë çmim. Allahu e dërgon një melaqe në formë të njeriut për ta sprovuar dhe për ta vërtetuar se ai asgjë nuk vepron në kundërshtim me fjalën e nënës së tij. Sepse Allahu është i informuar për gjithçka. Melaqja në formë të njeriut e pyet: “Sa e shet këtë lopë?” Ai i thotë: “Tre dinar, dhe atë nëse me këtë çmim pajtohet nëna ime”. Melaqja i thotë: “Po e blej për gjashtë dinarë, por pa u konsultuar me nënën tënde”. Djaloshi i thotë: “Po edhe nëse sa peshon kjo lopë më jep ari, nuk e jap pa u pajtuar nëna ime”. Shkon te nëna dhe ia tregon. Nëna i thotë: “shko dhe shite me atë çmim dhe thuaj se edhe unë pajtohem”. Shkon në treg e takon Melaqen, e cila i thotë: “a u konsultove  me nënën tënde?” Djaloshi i thotë: “Ajo më ka thënë që mos ta shes më pak se gjashtë dinarë pa u konsultuar me të, për më pak ose më shumë”. Melaqja në formë të njeriut i thotë: “Po e blej për dymbëdhjetë dinarë”. Djaloshi e refuzon dhe kthehet te nëna e vet dhe ia tregon rastin. Nëna i thotë: “Ai i cili ka dashur ta  blej është melaqe në formë të njeriut për të të testuar. Nëse  edhe një herë të vjen thuaj: “A ta shesim këtë lopë apo a jo?” Ashtu edhe veproi, e Melaqja i thotë: “Shko te nëna jote dhe mbaje  këtë lopë, sepse Musa i biri imranit do ta blejë këtë lopë, për shkak të një të vrari, i cili është vrarë prej beni israilëve dhe mos ia shitni pa ju dhënë aq dinarë sa peshon një vagë. Kështu që (lopën) e mbajnë. Allahu e ka caktuar që ajo lopë të prehej prej beni israilëve, sepse ato cilësi të cilat ia kërkonin ishin vetëm te ajo lopë me qëllim që ai të shpërblehej për shkak të mirësjelljes ndaj nënës së tij, për shkak të nderimit dhe mëshirës ndaj saj. Dhe e blejnë me ari aq sa ka peshuar dhe e presin, e pastaj me një pjesë të saj i mëshojnë të vrarit, ashtu siç i ka urdhëruar Allahu atëherë i vrari ngritet i gjallë në këmbë me lejen e  Allahut dhe thotë: “Me ka vrarë filani (djali i vëllait), pastaj prapë bie dhe në atë moment vdes. Atëherë atij (djalit të vëllait) i ndalohet për të trashëguar pasurinë e axhës së tij.

Lini një koment