Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Nijeti i ihramit
Haxhiu patjetër duhet ta bëjë nijetin, sepse vetëm veshja e Ihramit dhe qëndrimi në të është ibadet.
Nijeti bëhet:
ose vetëm për haxh (IFRAD);
ose për haxh dhe umre së bashku përnjëherë (KIRAN);
ose për haxh dhe umre veç e veç (TEMETUË);
Pas nijetit haxhiu fillon me thënë TELBIJE-n pandërprerë.
Telbija është kështu:
“LEBEJKALLAHUME LEBEJK
LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBEJK
INEL HAMDE VE NIËMETE
LEKE VEL MULK
LA SHERIKE LEK”.