Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Ndalesat e ihramit
Ndalesat e Ihramit janë:
KONTAKTIMI SEKSUAL dhe çdo gjë që e nxitë atë; si të prekurit, të puthurit, të përqafuarit, etj.
– Kontaktimi me gruan para qëndrimit në Arafat e prish haxhin që d.m.th. ai person e ka vaxhib me bë kada në vitin tjetër dhe në të njëjtën kohë e prenë edhe një Kurban për shtatë persona; pra ose një deve, ose një lopë ose shtatë dele.
EL FUSUK: Padëgjueshmëria ndaj urdhrave të Allahut dhe largimi prej rrugës së Allahut është e ndaluar gjatë gjithë jetës, pra edhe jashtë haxhit por posaçërisht është e ndaluar edhe në kohën e haxhit.
EL XHIDAL: janë të ndaluara të gjitha çështjet të cilat hidhërojnë shokun apo haxhiun, si ngatërresat, fyerjet, sharjet, ofendimet, etj.
VESHJA E RROBAVE TË QEPURA: Muhamedi a.s. na ka mësua çka me vesh dhe çka mos me vesh pasi të bëhet nijeti i Ihramit edhe për burrat por edhe për gratë.
– Çdo gjë çka është e qepur pa marr parasysh: këmishë, pantallona, pallto, etj.
është e ndaluar me mbulua kokën me kapelë;
është e ndaluar me veshë këpucë, patika, etj.;
për gratë është e ndaluar veshja e dorëzave;
- për gratë është e ndaluar mbulimi i fytyrës ndërsa për ta është e lejuar veshja e rrobave të qepura.
Të ndaluarat në trup
Për trup janë të ndaluara:
- heqja apo qethja e flokëve;
- prerja e thonjve;
- përdorimi i parfumit;
- përdorimi i mesteve.
Ndalimi i gjuetisë
Argument për ndalimin e gjuetisë kemi ajetin kur’anor:
“O ju besimtarë mos gjuani (mos vritni) deri sa ju jeni në haxh me Ihram”. (Suretul Maide : 95)