Mistiku inspektor

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Mistiku inspektor

 

Tregohet se Eba Gujath, i njohur si mistik, jetonte pranë varrezave të Buharës. Shkon në qytet për ta vizituar një vëlla.  Dy djemtë të Emirit – Naser bin Muhamedit dhe me ta  edukatorët e emëruar dilnin nga shtëpia e tij. Kur i sheh thotë në vetvete: “Oh, çka më ndodhi, po nëse tani heshti unë jam bashkëfajtor me ta”. E ngrit kokën në qiell, kërkon mbështetje prej Allahut, e merr një shkop dhe u mëshon njëherë, ndërsa ata ia mbathin me të katërtat në shtëpinë e sulltanit, dhe i tregojnë Emirit atë që ndodhi. Emiri e thërret dhe i thotë: “A e di se ai, i cili del prej sulltanit (i tejkalon kufijtë) përfundimin e ka në burg”.  Ebu  Gajathi  i  thotë:  “A  e  di  se  ai,  i  cili  del  prej  të  Gjithëmëshirshmit (i tejkalon kufijtë e Tij) përfundimin e ka në xhehenem.

Kush të ka emëruar inspektor.

Po ai që të ka emëruar Emirë.

Po mua më ka emëruar Halifja Emirë.

Po mua inspektor më ka emëruar Zoti i Halifes. Emiri thotë: Të kam emëruar inspektor në Samerkand.

Ebul Gajathi thotë: “Kam dhënë dorëheqje prej atij posti”.

Emiri thotë: “Çudi me ty, inspekton aty ku nuk je i emëruar. Ndërsa ke dhënë dorëheqje aty ku je emëruar e nuk inspekton”. Ebu Gajathi: “Për arsye se nëse ti më emëron, prej aty më shkarkon, ndërsa aty ku më emëron Zoti im nuk më shkarkon asnjëherë”.

Emiri: “Kërko diç, do të ta jap”. Ebu Gajathi: “Më kthe rininë”.

Nuk është në kompetencën time, po a ke ndonjë nevojë tjetër.

Shkruaj që meleku i xhehenemit të mos më dënojë me zjarr.

Edhe kjo nuk është në kompetencën time.

A ke ndonjë kërkesë tjetër?

Thuaj Melekut të xhenetit të quajtur Ridvan të më shpie në xhenet.

Edhe kjo nuk është në kompetencën time.

Të gjitha janë në kompetencën e Allahut, i Cili i ka në dorën e Tij çdo nevojë, dhe çdo gjë që kërkoj prej Tij, Ai më përgjigjet.

Emiri ia liroi rrugën dhe u befasua me trimërinë dhe imanin e fortë të tij.

Lini një koment