Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Mençuria e Lejth bin Seadit
Luelui, shërbëtor i Harun Reshidit, tregon se ka ndodh një zënkë në mes të Harun Reshidit dhe vajzës së axhës së tij Zebeijdes, dhe i ka thënë: “Nëse nuk jam prej banorëve të xhenetit, ti je e shkurorëzuar”, e pastaj është penduar (për atë përbetim). Janë tubuar dijetarët dhe kanë dhënë mendime të kundërta rreth përbetimit të tij. Ai ju shkruan letër qyteteve të ndryshme (dijetarëve të tyre) dhe të gjithë vijnë para tij. Kur ata ulen para tij i pyet për përbetimin e tij “Ti je e shkurorëzuar, nëse nuk hyj në xhenet”. Ata bien në kundërshtim, ndërsa Shejhu nuk fliste fare, ai e kishte fjalën e fundit në vendkuvendim, ai ishte Lejth bin Seadi. Tregon shërbëtori: Harun Reshidi e pyet atë, e Lejthi i thotë: “Nëse Emiri i besimtarëve mbetet e të tjerët e lëshojnë vendkuvendimin, atëherë do të flas. Ashtu edhe vepruan. Thotë Lejthi: Më sillni Emirin e besimtarëve këtu, dhe ia sjellin. I thotë: “Je duke folur seriozisht?” Thotë: “Po”. Lejthi urdhëroi t’ia sjellin një mus-haf. Pasi që ia sjellin përpara thotë: “O Emir i besimtarëve, shfletoje deri sa të arrish te suretu “Err-Rrahman” dhe lexoje. Ai e lexoi suren deri sa e përfundoi ajetin e Zotit të Lartmadhëruar: “Dhe kush i frikësohet madhështisë së Zotit të tij ai i ka dy xhenete”. Aty i thotë: “O emir i besimtarëve ndalu, dhe thuaj: “Për Zotin (përbetohu)”. Kjo e shtrëngoi Harunin, e Seadi i tha: “O emir i besimtarëve, kusht është ta mbash (………………)”. Ai tha: “Pasha Zotin”, dhe u lirua nga përbetimi. Seadi i tha: “Thuaj: Unë i frikësohem dënimit të Zotit tim”. Ai i tha. Atëherë Seadi i thotë: “O emir i besimtarëve aty janë dy xhenete, e jo një”. Pastaj Luelui tregon: Dëgjuam duartrokitje dhe gëzim pas perdes. Atëherë Reshidi i thotë: “Mirë bëre”, – dhe e shpërbleu.
Ky veprim i Seadit është veprim fisnik dhe mençuri e rrallë, ku ngërthehet e drejta dhe sjellja e mirë në mes vete. Shihet se imami, Lejth bin Seadi, e ka kuptuar shkakun e shkurorëzimit, e ai shkak ka qenë se nuk ndodh shkurorëzimi i Reshidit, përderisa i frikësohet dënimit të Zotit të tij. Dhe e ka ditur se nuk lejohet të jepet fetva pa u vërtetuar sharti, e ai shart është frika ndaj Zotit të Lartmadhëruar. E kjo vërtetohet me përbetimin e Rashidit, ashtu që të jetë i sigurt imami – Lejth, se fetfaja e tij të jetë e drejtë. I largoi ata, të cilët ishin prezent, sepse ka mundur që ndonjëri prej tyre të përbetohet, e jo Rashidi. Po ashtu e ka shtyrë kur ka qenë dashur të përbetohet, sepse po të mos ia kishte përmendur shartin (kushtin), i cili ka qenë emanet prej tij, dhe pastaj të jetë i qetë dhe i sigurt. Përpos kësaj, Lejth bin Seadi nuk ka dhënë fetva prej vetvetes, por drejtpërdrejtë prej Kur’anit. Për këtë arsye i ka thënë të lexojë Mus-hafin, deri sa arriti deri te ajeti kur’anor “Dhe kush i frikësohet dënimit të Zotit të vet, ai ka dy xhenete”. Me këtë i pushoi zemra Rashidit, dhe e ka kuptuar plotësisht se ka të drejtë të mbaj gruan e tij me tekst të qartë kur’anor, me fjalën e Allahut. Kjo është dhunti e vërtetë, dhe sjellje e drejtë e atij, i cili di dhe është i mençur.