Haxhi temetuë

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

 

Haxhi temetuë

(haxhi me umren veç e veç)

 

Pra, Haxh Temetuë quhet: Veshja e Ihramit, kryerja e Umres, lirimi prej Ihramit. Pastaj prapë veshja e Ihramit dhe kryerja e Haxhit. Ndërsa për shkak të lirimit të Ihramit prenë Kurban.

Nëse banorët që jetojnë jashta Mekës dhe jashta vendeve të caktuara për veshjen e Ihramit (Mikatit) gjat muajve të haxhit e veshin Ihramin dhe shkojnë në Qabe e bëjnë Umren dhe lirohen prej Ihramit dhe prapë në Meke natën e Kurban Bajramit ose edhe më herët e veshin Ihramin dhe e bëjnë haxhin ky lloj haxhi quhet Haxh Temetuë.

Zoti i Madhëruar thotë:

“E kur të qetësoheni, ai që prej jush e kryen Umren deri në Haxh le të ther Kurban”. (Suretul Bekare : 196)

 

Shartet e haxhit temetuë

 

Haxhi Temetuë i ka tre sharte:

Me qenë banor jashtë Mekës dhe jashtë vendeve të Mikatit.

Që haxhiu me krye Umren gjatë muajve të haxhit Sheval, Dhul Kade dhe Dhul Hixhe dhe në të njëjtin vit me krye haxhin.

Që haxhiu pasi ta kryej Umren me qëndrua në Meke dhe mos me u kthye në shtëpi, në vendlindje ose jashtë vendeve të Mikatit d.m.th. jashtë vendeve të veshjes së Ihramit.

Lini një koment