Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Haxhi kiran
(haxhi dhe umreja së bashku)
| KIRAN quhet kryerja e Haxhit dhe e Umres me veshjen e një Ihrami gjatë muajve të Haxhit. |
Haxhi Kiran po ashtu ka të bëjë me banorët jashtë Mekës dhe jashtë vendeve të Mikatit (vendeve të veshjes së Ihramit).
Në llojin e haxhit të Kiranit haxhiu e bënë nijetin në kryerjen e haxhit dhe të Umres së bashku, pra me veshjen e një ihramit ndërsa kryerjen e dy tavafeve dhe dy Saëjave.
Shartet e haxhit kiran
Haxhi Kiran i ka tre sharte:
Që haxhiu me krye Umren dhe Haxhin së bashku gjatë muajve Sheval, Dhul Kade dhe Dhul Hixhe.
Që edhe Haxhi dhe Umreja të bëhen me veshjen e një Ihrami.
Me qenë banorë jashtë Mekës dhe jashtë vendeve të Mikatit.