Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Haxhi ifrad
Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:
“Dhe, plotësojeni haxhin dhe umren për Allahun”.
Nga ky ajet kuptojmë se Haxhi dhe Umreja janë që të dyja kryerja e detyrave dhe obligimeve gjatë vizitës së Qabës (shtëpisë së Allahut) në kohë të caktuar brenda vitit, ashtu siç është e paraparë obligimi i agjërimit gjatë muajit Ramazan të vitit, apo kryerja e namazit të Xhumasë në ditë të javës së caktuar, apo falja e namazit të akshamit (shembull) në kohë të caktuar.
Kështu edhe Haxhi e ka kohën e caktuar po ashtu edhe Umreja. Sa i përket Haxhit, haxhi është farz gjatë muajve të kalendarit të hixhretit e ato muaj janë: Sheval, Dhulkade, Dhul hixhe.
Përpos këtyre muajve gjatë tetë muajve tjerë bëhet Umreja. Ndërsa në këto tre muaj bëhet ose vetëm haxhi, ose haxhin me umren veç e veç ose haxhin dhe umren së bashku.
| Nëse gjatë këtyre tre muajve bëhet vetëm haxhi, me fjalë tjera vishet Ihrami vetëm për haxh ky lloj haxhi quhet Haxh Ifrad. |