Grackëvënësi bie në grackë

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Grackëvënësi bie në grackë

 

Tregohet për një shërbëtor të mbretit, të cilin shërbëtor, të vogël e kishin gjetur në rrugë. Mbreti urdhëron për t’u përkujdesur dhe për ta edukuar, dhe e bashkëngjit me familjen e tij dhe e quan Ahmedi Jetim. Kur rritet, te ai paraqiten shenjat e urtësisë dhe mençurisë. Kështu që ai e mësoi, e edukoi dhe e arsimoi. Kështu ai i shkroi testament, përpos kësaj e emëron në post të mirë të pallatit  shtetëror. E zgjodhi dhe e emëroi që të jetë mbikëqyrës i të gjithë të punësuarve në kështjellën e tij. Një ditë prej ditëve Emiri e urdhëron t’i sjellë ushqim prej një dhome të tij. Kur shkon ta marrë ushqimin, kur sheh se njëra prej grave të emirit me një djalosh, i cili ishte shërbëtor në krevatin e tij bënin prostitucion. Gruaja e mbretit i thotë që mos të tregojë, dhe nëse nuk tregon do t’i jep çka të dëshirojë, bile edhe të kontaktojë seksualisht me të. Ai i thotë Allahu më mbrojt, që unë ta tradhtoj emirin, që të bëj prostitucion, kurse ai të gjitha të mirat m’i ka bërë. Pastaj shkon, largohet dhe i thotë asaj se nuk do të tregojë asgjë. Mirëpo, gruaja ndien një frikë në vetvete dhe mendon se Ahmedi jetim do t’i tregojë emirit atë që ka parë. Kështu që ajo e pret emirin kur kthehet në kështjellë dhe i afrohet duke qajtur. Ai e pyet pse po qan? I thotë: Ahmedi Jetim ka dashur të më përdhunojë. Kur dëgjon Emiri këtë hidhërohet për së tepërmi, dhe vendos ta mbytë. Pastaj e bën planin që mbytja e tij të planifikohet me kujdes ashtu që njerëzit mos ta marrin vesh se emiri e ka mbytur, e as shkakun e mbytjes. Kështu ai i thotë njërit prej shërbëtorëve kryesor: “Nëse ta dërgoj një shërbëtor me pako dhe të kërkon ty këtë e këtë ti hiqja kokën, vendose në pako me gjithë kokën dhe përcille tek unë. Shërbëtori kryesor i thotë: “U bë”.

Një ditë emiri e thërret Ahmedin Jetim dhe i thotë: “Shko tek filan shërbëtori dhe i thuaj atij: Merre këtë dhe këtë”. Ai e pranoi urdhrin dhe u nis për ta kryer, mirëpo gjatë rrugës i takon disa shokë shërbëtorë, të cilët dëshironin që tu sqaronte disa  gjëra atyre, Ahmedi Jetim arsyetohet duke u thënë se e ka  marrë përsipër me ia kryer një punë emirit. Ata i thonë: “Po do ta dërgojmë një shërbëtor tjetër, i cili do ta përcjellë porosinë e kërkuar, e ti vetëm zgjidhi çështjet tona”. Ahmedi Jetim pranon. Ata e dërgojnë njërin prej tyre, mirëpo ai kishte qenë i njëjti shërbëtor, i cili kishte bërë prostitucion me gruan e emirit. Kur ai shkon të kryeshërbëtori, e dërgon te vendi i caktuar, ia prenë kokën, pastaj e mbështjell në pako dhe ia kthen Emirit.  Emiri  kur e hap pakon e sheh kokën e shërbëtorit tjetër, e jo kokën e Ahmedit Jetim. E thërret Ahmed jetimin dhe e pyet çka ka punuar, ai i tregon se si ka ndodhur. Emiri e pyet: “A e di se ky shërbëtor ka bë ndonjë gabim?” I Thotë: Po, ka bërë këtë e këtë me gruan tënde, dhe i kam pa dhe më ka shti me u përbetuar në Allahun me fsheh këtë rast mos me treguar. Kur e dëgjoi Emiri, urdhëroi për ekzekutimin e asaj gruaje, dhe Ahmed Jetimin e gradoi, e nderoi dhe shtoi dashuri edhe më të madhe mbi të. Kështu përfundoi tradhtia. “Dhe nuk kthehet e keqja e kurthit veçse te ai i cili e ka përgatitur kurthin”.

Lini një koment