Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Çka duhet vepruar në haxhin kiran dhe temetuë?
Haxhiu i cili e kryen haxhin Kiran ose Temetuë e prenë një dele Kurban (Hedj). Ky lloj Kurbani quhet Kurban Dhuratë dhe Falënderimi ndaj Allahut. Argument për këtë e kemi ajetin kur’anor:
“E kur të qetësohen (nga Haxhi Temetuë ose Kiran) Pra ai që e kryen Umren deri në Haxh le të prenë Kurban”. (El Bekare : 196)
Kurbani e prenë në ditën e Kurban Bajramit dhe atë në Meke sepse kështu ka veprua Muhamedi a.s.
Kush nuk ka mundësi me pre Kurban i agjëron tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë pasi të kthehet në shtëpinë e tij, pra Kurbanin e zëvendëson me dhjetë ditë të plota të agjërimit. Për këtë kemi argument ajetin kur’anor:
“Ndërsa ai që nuk ka mundësi (me pre Kurban) është i detyruar të agjëroj tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi të gjitha ditët së bashku dhe të plotësohen dhjetë ditë”. (El Bekare : 196)