Sunetet e haxhit

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

Sunetet e haxhit

 

Sunetet e haxhit janë njëkohësisht të gjitha sunetet të cilat janë të farzeve dhe vaxhibeve të haxhit të cilat i kemi përmend më parë si:

  • sunetet e Ihramit të haxhit;
  • sunetet e qëndrimit në Arafat të haxhit;
  • sunetet e Tavafit të haxhit;
  • sunetet e Saëjit të haxhit etj.

 

Mirëpo tani do t’i përmendim edhe sunetet tjera të haxhit e ato janë:

  • Tavafi Përshëndetës;
  • Pastrimi (Gusli) para Ihramit;
  • Parfymosja para Ihramit;
  • Pas Ihramit  me  thënë:  “LEBEJKEALLAHUME LEBEJK” që quhet “TELBIJE”.
  • Me qëndrua tërë natën në Mine gjatë tri ditëve të Kurban Bajramit, pra deri sa të gjuhen guralecët.
  • Në ditën e tetë të Dhul Hixhes (ditën e TERVIJES) ME QËNDRUA në Mine dhe m’i falë pesë kohët e namazit; drekën, ikindinë, akshamin, jacinë dhe sabahun pastaj me shkua në Arafat ditën e Arafatit, pra ditën e nëntë të Dhul Hixhes.
  • Me qëndrua natën në Muzdelife ndërsa pas agimit dhe para lindjes së diellit me e lëshua Minen për me shkua me i gjuajt guralecët.
  • Renditja e gjuajtjeve të guralecëve.

 

Lini një koment