Ç’është ihrami dhe ç’duhet të veproj haxhiu para se të hyn në ihram?

Ç’është ihrami dhe ç’duhet të veproj haxhiu para se të hyn në ihram?

 

Ihram d.m.th. çështjet e lejuara të cilat ia ndalon njeriu vetes së tij për kryerjen e haxhit ose umres.

 

Ihrami është shart i haxhit sikurse është Abdesi shart i namazit.

 

 

Çka duhet të veproj haxhiu para se të hyn në ihram?

 

Para se të hyn haxhiu në ihram, mustehab janë:

Me u pastrua plotësisht, pra me marrë nusël;

Me u parfumuar;

Me vesh rroba të cilat nuk janë të qepura;

Me i falë dy rekate dhe me bë nijetin për Ihram. Është vërtetua   se Muhamedi a.s. kur e ka veshë Ihramin në Dhul Hulejfe i ka falë dy rekate namaz.

Me thënë TELBIJEN.

Argument për pastrimin e trupit kemi hadithin e Muhamedit a.s. kur ka arritë në Dhul Hulejfete është pastrua, pra ka marrë gusël për Ihram.

Argument për këtë kemi hadithin e Aishes r.a. e cila ka thënë:

“E kam parfumuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. para se me veshë Ihramin me parfumin më të mirë të cilin e posedoja”.

Me u parfumos pas veshjes së Ihramit është e ndaluar.

Lini një koment