Tavafi lamtumirës

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

 

Tavafi lamtumirës

(vaxhibi i pestë i haxhit)

 

Ndryshe Tavafi Lamtumirës është edhe veprimi i fundit i haxhit, dhe ka për qëllim nderimin e Qabës pasi që haxhiu bëhet gati me u kthye në vendlindjen e tij.

Argument për Tavafin Lamtumirës kemi hadithin:

“Transmetohet nga Ibni Abasi se ka thënë: Deri sa njerëzit (haxhinjtë) shpërndaheshin në të gjitha drejtimet Muhamedi a.s. u tha: Mos të largohet askush prej juve deri sa mos ta bënë veprimin e fundit Tavafin rreth shtëpisë së shenjtë (Qabes”). (EBU DAVUDI, MUSLIMI, IBN HAXHE)

 

Shartet e tavafit lamtumirës

Që ai i cili e kryen haxhin mos me qenë banor i Mekes sepse Mekelija nuk ka nevojë për Tavaf Lamtumirës sepse ai vazhdimisht është në Mekë.

Që ai i cili ka qenë në Meke ka qenë në kryerjen e haxhit pa marr parasysh se cilin lloj të haxhit e ka krye, IFKAD, KIRAN apo TEMETUË. Ndërsa nëse është krye Umreja jo në kohën e haxhit nuk është vaxhib Tavafi Lamtumirës.

Mos me qenë me Hajd apo Nifas gruaja. Kjo është për gratë të cilat e kanë krye haxhin mirëpo pas haxhit i vijnë menstruacionet ajo mund ta lëshojë Meken pa e krye haxhin lamtumirës sepse kur është informua Muhamedi a.s. për Safijen se ajo e ka krye Tavafin Thelbësor dhe i kanë ardhur menstruacionet, Muhamedi a.s. e ka lejua me udhëtua, pra me u largu prej Mekes pa e krye Tavafin Lamtumirës.

 

Koha e tavafit lamtumirës

Koha e Tavafit Lamtumirës është pasi t’i kryejë haxhiu të gjitha obligimet dhe ka vendos me u largu prej Mekës.

Lini një koment