Gjuajtja e guralecëve

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

Gjuajtja e guralecëve

(vaxhibi i tretë i haxhit)

  • shartet
  • koha
  • zëvendësimi

 

Kur Ibrahimi a.s. arriti te vendi i caktuar që ta bëjë Kurban birin e tij, shejtani i vjen dhe mundohet me e mashtrua dhe të mos e kryejë urdhrin e Allahut. Mirëpo Ibrahimi a.s. e ka krye urdhrin e Allahut dhe e ka gjuajtur shejtanin me guralec. Për këtë arsye edhe është vaxhib për haxhiun gjuajtja me guralecë në vendin ku Ibrahimi a.s. e ka gjuajtur shejtanin. Pra, gjuajtja nuk është për me gjuajt shejtanin, por simbolizon veprimin të cilin e ka bë Ibrahimi a.s. në atë vend duke e gjuajt shejtanin me guralec.

Për këtë arsye gjuajtja e ka kohën e caktuar, vendin e caktuar dhe numrin e guralecëve të caktuar.

Argument për gjuajtjen e guralecëve e kemi hadithin të cilin e transmeton Ahmedi, Muslimi dhe Nesaiu se Xhabiri e ka pa Muhamedin a.s. në ditën e Kur’ban Bajramit duke gjuajtur guralecë dhe duke thënë: Veproni si veproj unë gjatë kryerjes së haxhit se pas këtij viti nuk do të vijë më ndoshta në haxh.

Po ashtu kemi edhe Ixhmain e Sahabëve, Tabiinëve dhe ekspertëve islam se gjuajtja e guralecëve është vaxhib.

 

Shartet e gjuajtjes së guralecëve

 

Shartet e gjuajtjeve të guralecëve janë:

Me qenë prej lëndës tokësore apo gurore dhe me qenë më e madhe se bizelja (humsi) dhe më e vogël se lajthia (bunduki),

– Lejohet me dhe, me xehe, se të gjitha këto konsiderohen lëndë të tokës, ndërsa nuk lejohet me ari dhe argjend.

Çdo gjuajtje me qenë në vete, nëse shtatë gurë gjuhen përnjëherë konsiderohet një gjuajtje,

Që gjuajtësi me pas qëllimin me gjuajt, nëse gjuajtësi e ka gurin në dorë mirëpo tjetri i bie në krah apo në dorë dhe i bie apo gjuhet guri nuk konsiderohet gjuajtje.

 

Koha e gjuajtjes së guralecëve

Gjuajtja e guralecëve e ka kohën dhe ditët e caktuara dhe të kufizuara.

– Koha e gjuajtjeve të guralecëve është dita e prerjes së Kurbanit dhe tri ditët tjera të cilat vazhdojnë pas e që quhen EJAMU TESHRIKE.

Fillimi i kohës së gjuajtjeve është agimi i ditës së prerjes së Kurbanit.

Mbarimi i kohës së gjuajtjeve është me perëndimin e diellit mirëpo lejohet edhe pas perëndimit të diellit edhe pse është keq.

 

Zëvendësimi për gjuajtjen e guralecëve

Kush nuk mundet me i gjuajt guralecët për shkak të ndonjë sëmundje apo ndonjë arsye tjetër lejohet me e autorizua dikë tjetër me i gjuajt.

Lini një koment