Xhenetli pa namaz

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

Xhenetli pa ibadet

 

Derisa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. e kishte rrethuar kështjellën e Hajberit. i afrohet një rob i zi, i cili ishte bari i një Jehudiu, që kishte qenë duke ruajtur bagëtinë, dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut, më propozo islamin. Muhamedi s.a.v.s ia propozoi islamin dhe ai u bë musliman. Pasi e pranoi islamin tha: “O i Dërguari i Allahut, kam qenë bari (me qira) i pronarit të kësaj bagëtie, dhe këtë (kope) e kam amanet. Si të veproj me të?” Muhamedi s.a.v.s i tha: “Bjeri me shkop dhe ato do të shkojnë te pronari i tyre”. Bariu zezak e mori një shkop i ra bagëtisë dhe i tha: “Shkoni te pronari juaj se më nuk jam bariu juaj”. Dhe ato dele së bashku, sikur të kishin pasur prijës një bari, që të gjithë shkuan drejt te një kështjellë. Pastaj bariu iu bashkëngjit radhëve të luftëtarëve musliman dhe printe i pari në ballë të radhëve. I  bie një gurë mbi të, dhe ai bie shehid pa e falur asnjë mëkat të namazit!! Pastaj shkon i Dërguari i Allahut dhe e merr në kraharorin e tij, disa prej shokëve e hetuan këtë, e pastaj Muhamedi s.a.v.s u largua nga ai. E pyetën: “O i Dërguari i Allahut, përse u largove prej tij?” Ai Tha: “Tani me të është bashkëshortja e tij, hyria e xhenetit, e cila është duke ia hequr preh fytyrës se tij dheun, dhe është duke ia pastruar fytyrën”.

Lini një koment