Tavafi: Vaxhibet, sunetet dhe mekruhet e tij

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

Tavafi: Vaxhibet, sunetet dhe mekruhet e tij

 

Vaxhibet e tavafit janë:

 

Që haxhiu me fillua tavafin nga këndi i Haxherul Esvedit, nëse nga këtu nuk e fillon atëherë prenë Kurban;

Gjatë tavafit me qenë Qabja në krahun e majtë, nëse e bënë të kundërtën prenë Kurban;

Shtatë rrotullimet në tavaf janë vaxhib ndërsa katër rrotullimet e para janë farz.

 

Sunetet e tavafit janë:

 

Përshëndetja e Hagjerul Esvedit me dorë, nëse ka mundësi edhe me puthë haxherul Esvedin. Kjo bëhet në secilin rrotullim prej shtatë rrotullimeve të Tavafit;

Duaja;

Që meshkujt në tri rrotullimet e para me shpejtua d.m.th. me ecën me hapa të shpejtë;

– për femrat nuk është sunet me shpejtua por ata i bëjnë të gjitha rrotullimet me hapa të qetë;

Me e zbulua krahrorin e djathtë;

Me qenë tavafi sa më afër Qabes.

 

Mekruhet e tavafit janë:

 

Mekruh është që gjatë Tavafit me ngrënë ose me pi diçka;

Mekruh është me lënë një sunet prej suneteve të Tavafit.

 

 

Lini një koment