Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Tavafi kryesor
(rukni i dytë i haxhit)
Kemi katër lloje të tavafeve:
- Tavafi fillestar apo i përshëndetjes fillestare (për muslimanët e të gjithë botës përpos banorëve të Mekes);
- Tavafi thelbësor apo kryesor i cili është pjesë përbërëse e haxhit;
- Tavafi lamtumirës, pra pasi të kryhet haxhi dhe fillon kthimi për në shtëpi;
- Tavafi nafile.
Argument për tavafin kryesor kemi ajetin kur’anor:
“Le të bëjnë tavafin rreth shtëpisë më të vjetër (e cila është destinua me adhurua vetëm Allahun)”. (SURETUL HAXH : 29)
Koha e tavafit kryesor fillon me agimin e ditës së prerjes së kurbanit.
Tavafin kryesor është vaxhib me bë në ditën e parë, të dytë dhe të tretë të Bajramit, ndërsa nëse bëhet pas këtyre ditëve (pra vonohet) atëherë haxhiu e ka për obligim me pre kurban.