Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Sjellja ndaj fëmijëve
Ekrea bin Habisi hyn te emiri i besimtarëve, Umer bin Hatabi, dhe sheh se si fëmijët loznin mbi supet dhe mbi shpinën e tij, e thotë: “Çka është kjo, o Emir i besimtarëve? A kështu i lejoni fëmijët tuaj të lozin me ju?”
Umeri pastaj e pyet: “O Ekrea, po ti si sillesh me fëmijët e tu në shtëpinë tënde?”
Ai i thotë: “Kur të hyjë në shtëpi, secili qëndron në vendin e vet, askush nuk flet dhe kush nuk bën zë. Unë i kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre nuk e kam puthur”. – Umeri i thotë: “Atëherë ti nuk e meriton të jesh në ndonjë pozitë të lartë për të qeverisur muslimanët”. Dhe jep urdhër për t’u shkarkuar nga detyra.