Shpirti dëshiron Xhennetin

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shpirti dëshiron Xhennetin

 

Rexha bin Hajuhi (ministër i sinqertë i Umer bin abdul Azizit) tregon: Isha me Umer Ibnu Abdul Azizin kur ishte valij i Medinës.

Më dërgoi t’ia blej një rrobë dhe ia kam blerë për pesëqind mijë dërhem.

Kur e shikoi më tha: Është e mirë, po mos të kishte qenë e lirë.

Kur u bë Halife e muslimanëve, prapë më ka dërguar për t’ia blerë një rrobë, dhe ia kam blerë për pesë dërhem. Kur e ka shikuar më tha: Është e mirë, por çmimi i shtrenjtë.

Tregon Rexhai: Kur e kam dëgjuar këtë kam filluar të qajë.

Më pyeti Umeri: Për çka po qan o Rexhai.

I thashë: M’u kujtua blerja e rrobës para disa viteve dhe atë që ma pate thënë.

Umeri ia  tregoi fshehtësinë Rexhait dhe qëndrimin e tij duke i thënë: O Rexha, unë kam shpirt, i cili çdo herë kur kam arritur diçka, ka dashur diçka më shumë: shpirti ka dëshiruar të martohem me Fatimen – bijën e Abdul Melikut dhe jam martuar. Shpirti ka dëshiruar të jem në postin e Valijut dhe e kam arritur atë post. Pastaj shpirti ka dëshiruar të jem Halife dhe kam arritur të  bëhem Halife. Por tani o Rexhai, shpirti dëshiron xhenetin dhe shpresoj të jem njëri prej banorëve të tij.

Umer Bin Abdul Azizi ka dëgjuar se njëri prej bijve të tij ka blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve dhe ia shkruan një shkresë: Kam dëgjuar se ke blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve, shite atë unazë dhe me ato të holla ushqeji 1000 të uritur. Dhe blej një unazë të hekurit dhe në të shkruaje: “Zoti e mëshiroftë atë, i cili e di fuqinë dhe mundësinë e Tij”.

Lini një koment