Saëji: Shartet, vaxhibet dhe sunetet e tij

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

 

Saëji: Shartet, vaxhibet dhe sunetet e tij

 

 

Shartet e saëjit:

Me qenë Saëji pas veshjes së ihramit.

– Nëse e bën Saëjin e pastaj e vesh ihramin për haxh apo për umre ai saëj nuk vlen.

Me qenë pas Tavafit.

 

Vaxhibet e saëjit:

Renditja; që të ecurit me fillua prej Safës dhe me përfundua në kodrën Merva.

Me fillua të ecurit prej Mervës e me përfundua në Safa nuk konsiderohet Saëj.

Me qenë shtatë udhëtime respektivisht ecje në mes këtyre dy kodrave.

Me bë ecjen pas tavafit jo para tavafit.

Ai i cili ka mundësi me ecë në këmbë, jo me ndonjë mjet transportues.

Nëse është i shëndoshë dhe pa arsye e bën Sajën me një mjet transportues, prenë kurban.

Mos me e shkurtua gjatësinë por me ecë plotësisht prej kodrës Safa e deri në Merve dhe e kundërta.

 

Sunetet e saëjit:

Me qenë menjëherë (pra pa ndërpre) pas Tavafit.

Me qenë i pastër, pra me abdest.

Ai i cili ka mundësi me ec në këmbë jo në ndonjë mjet transportues.

Që meshkujt në mes dy dritave të gjelbra me shpejtua, pra me shkua me hapa të shpejtë.

Nëse vonohet haxhiu dhe nuk e bënë saëjin në tri ditët e para të bajramit ai mund ta kryejë këtë vaxhib më vonë. Nëse është kthye në vendlindje ai duhet të vishet përsëri me ihram dhe e kryen këtë vaxhib mirëpo nëse nuk kthehet për lënien e vaxhibit prenë Kurban.

 

Lini një koment