Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"
Saëji – ecja në mes kodrave Safa dhe Merva
(vaxhibi i parë i haxhit)
Argument për këtë kemi hadithin e Muhamedit a.s.:
“Bëjeni Saëjin (ecni në mes kodrave Safa dhe Merva) se Allahu ju ka bërë juve për obligim Saëjin”.
Zoti i Madhëruar në Kur’an ka thënë:
“Vërtet Safa dhe Merva janë prej dispozitave që i ka caktua Allahu (për haxh)”.
– Haxhiu ec në mes këtyre dy kodrave duke e simbolizuar ecjen e Haxherës duke kërkua ujë për birin e saj Ismailin dhe duke mos e humb shpresën në ndihmën e Allahut.