Qëndrimi në Muzdelife

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga "Fikhu i haxhit"

Qëndrimi në Muzdelife

(Vaxhibi i dytë i haxhit)

 

 

Muzdelife quhet vendi i cili fillon pasi të përfundojë kodra e Arafatit, pra prej ngushticës mes Arafatit dhe Muzdelifes dhe përfundon me kodrën e cila e ndan Muzdelifen me vendin e quajtur Mine.

 

Argument kemi ajetin Kur’anor:

“Kur ta kryeni qëndrimin në Arafat, përkujtojeni Allahun në Muzdelife (Mesharil Haram)”.

Argument për këtë kemi edhe hadithin e Muhamedit a.s.:

“Kush e ka falë këtë namaz të sabahut me ne dhe qëndron me ne (në Muzdelife) deri sa të nisemi për në Mine ndërsa më herët ka qëndrua në Arafat pa marrë parasysh ditën apo natën ai e ka plotësua haxhin”.

Mos me qëndrua në Muzdelife prehet Kurban.

Me qëndrua prej fillimit të agimit e deri sa të lind dielli një pjesë të natës në Muzdelife plotësohet vaxhibi.

Me qëndrua tërë natën, pra jo vetëm një pjesë të natës është sunet.

Mustehab është me arrit në kodrën Kuzah të Muzdelifes të Mesharil Haram.

Muzdelife quhet vendi në mes të Arafatit dhe Minës përpos kodrës Muhasir e cila është në mes të Minës dhe Muzdelifes.

Koha e qëndrimit në Muzdelife është prej agimit të ditës së parë të Bajramit e deri te lindja e diellit të ditës së parë të Bajramit. Ndërsa me qëndrua tërë natën e Bajramit është sunet, që d.m.th. me qëndrua para agimit ose pas lindjes së diellit të ditës së Bajramit nuk e ka plotësua këtë vaxhib.

Nëse largohet pas agimit dhe para namazit të sabahut pranohet por e ke lënë një sunet të qëndrimit në Muzdelife.

 

Sunetet e qëndrimit në Muzdelife

Me u pastrua (gusël) sepse ai do të qëndrojë në Mesharil Haram edhe për Bajram, dhe se do të i falë dy namaze për njëherë, nëse nuk ka ujë merr tejemum.

Bashkimi i dy namazeve, të akshamit dhe të jacisë por pasi të fillojë koha e jacisë.

Me e zbukurua këtë natë me ibadet, si me namaz, me lexim të Kur’anit, lutje, dhe me përkujtim të Allahut.

Me i mbledh guralecët.

Me qëndrua nëse ka mundësi saktësisht në Mesharil Haram dhe me u ngjitë në kodër nëse ka mundësi.

Me falë sabahun pasi të fillojë koha e sabahut.

Që pas faljes së sabahut me qëndrua edhe një kohë, me u kthye në drejtim të kiblës e me falënderua Allahun me njëhsua Allahun dhe me iu lut Atij.

Lini një koment