Kompensimi i agjërimit

Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"

Kompensimi i agjërimit

 

Kemi tri lloje të kompensimit të agjërimit, e ato janë:

  • Lirimi i një robi.
  • Agjërimi i dy muajve rresht.

Nëse gjatë agjërimit të dy muajve rresht prishet një apo  dy ditë, atëherë kompensimi nuk vlen, por vlen vetëm nëse fillohet prej muajit tjetër dhe me u agjërua dy muaj rresht pandërprerë.

  • Të ushqyerit e gjashtëdhjetë të varfërve.

Mund të ushqehet një i varfër gjashtëdhjetë ditë.

 

Argument për këtë kemi hadithin:

“Shkon një njeri te Muhamedi a.s. e i thotë:

Jam shkatërruar o i dërguar i Allahut.

Po si je shkatërruar – e pyeti i dërguari a.s.

Kam kontaktuar me gruan ditën e ramazanit (dhe e kam prishur atë ditë).

A ke rob me lirua – i thotë Muhamedi a.s.

Jo, nuk kam.

A ke mundësi me agjërua dy muaj rresht?

Jo!

A ke mundësi me i ushqye gjashtëdhjetë të varfër?

Jo!”

Lini një koment