Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
InshaaAllah
Nasrudini del në treg për të blerë një gomar dhe aty takon një shok të tij, i cili e pyet: “Po ku po shkon? – “Po shkoj të blejë një gomar”.
Shoku i thotë: “Thuaj: (Insha Allah) Nëse do Allahu”.
Nasrudini ia kthen: “Jo nuk është ashtu si thua, se dërhemët i kam në xhep, ndërsa gomari në treg”.
Derisa ishte në treg duke kërkuar (gomar) ia vjedhin dërhemët, e ai kthehet i dëshpëruar.
E shoku i tij i thotë: “Ku është gomari o Nasrudin?
I thotë: Dërhemët u vodhën “ (Insha Allah) nëse do Allahu”.