Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"
Iëtikafi
| IËTIKAF quhet qëndrimi në xhami për ta adhurua Allahun në mënyrë të posaçme, duke qenë agjërueshëm. |
IËTIKAFI është sunet kifaje muekede në dhjetë ditët e fundit të muajit ramazan.
IËTIKAFI është mustehab në ditët tjera përpos dhjetë ditëve të fundit të muajit ramazan.
Shartet e IËTIKAFIT janë:
- Me qenë musliman;
- Me qenë i moshërritur dhe mentalisht i shëndoshë;
- Me qenë i pastër, pra nuk lejohet për xhunubin dhe femrën kur ajo është në kohën e menstruacionit dhe lehonisë;
- Me qenë agjërueshëm.
IËTIKAFI prishet në këto raste:
- Me bë marrëdhënie me bashkëshorten;
- Me dalë nga xhamia pa arsyetim të sheriatit islam;
- Me u alivanosur;
- Nëse femrës i vjen koha e menstruacionit;
- Me ngrënë apo me pi gjatë ditës, d.m.th. nëse prishet agjërimi, atëherë prishet IËTIKAFI;
- Me u largua nga feja;
- Me u dehë apo me humbë vetëdijen.