Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"
Fidje
Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë:
“Dhe ata të cilët i mundon shumë agjërimi, mos të agjërojnë, por le t’u japin një FIDJE (le të ushqejnë) të varfrit”. (El Bekare: 184)
| – FIDJE quhet sadakaja të cilën ia jep mosagjëruesi të varfrit për shkak se nuk ka mundësi me agjërua. |
FIDJE jepet në këto raste:
- Plaku ose plaka të cilët nuk mund të agjërojnë, sepse është e pamundur që ata të kthehen në rini dhe ta agjërojnë kaza.
- I sëmuri i cili nuk ka shpresë me u shërua.
nuk jepet FIDJE për të sëmurin i cili ka shpresa me u shërua edhe nëse zgjatë sëmundja një kohë të gjatë.