Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Emri im është Gacë
Umer Ibnul Hatabi e pyet një djalosh:
– Si e ke emrin?
– Gacë.
– Biri i kujt je?
– I flakës.
– Prej nga je?
– Nga zjarri.
– Ku e ke shtëpinë?
– Në një lagje të zjarrit.
– Po në cilën anë?
– Nga ajo e cila digjet më së tepërmi.
– Shko sa më shpejtë te shtëpia jote (familja jote) se ata janë djegur.
Djaloshi shkon me shpejtësi te shtëpia e tij kur sheh se i ka ndodhur ashtu siç i ka thënë Umeri r.a.