Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Dobitë e fatkeqësisë
Umeri r.a. ka thënë:
Prej çdo fatkeqësie që më ka ndodhur i kam parë tri dobi prej saj, prej të cilave më ka begatuar Allahu:
E para: Se ajo fatkeqësi nuk ka cenuar fenë time, se po të kishte qenë ajo fatkeqësi në fenë time, do të kishte qenë fatkeqësi e madhe, prej së cilës njeriu e humb edhe këtë botë edhe botën tjetër.
E Dyta: Se ajo fatkeqësi ka mund të jetë më e madhe, sepse çdo fatkeqësi mund të ketë diçka më fatkeqe se ajo fatkeqësi.
E Treta: Zoti më ka dhënë durimin, e durimi dhe llogaria në atë fatkeqësi janë baza të sigurisë, me të cilat Allahu lehtëson fatkeqësinë pasi që të ndodhë.