Dijetari i palëkundur

Muhamed Eminë Xhundi

"101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë"

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Dijetari i palëkundur

 

Shejhu i njohur Izudin Abdu Selami ka marrë postin e prokurorit Suprem (Kadi Kudat). Kur u emërua në këtë post ai vërejti se kryetarët e komunave dhe oficerët ushtarak nuk ishin prej vendit, të cilët nuk ishin të lirë absolutisht, por ishin të robëruar. Sulltani i kishte blerë prej arkës shtetërore kur kishin qenë të vegjël, e kishin mësuar gjuhën arabe, shkencat fetare, kalorësinë dhe teknikën luftarake, e kur janë rritur janë emëruar në postet e tyre të larta. Mirëpo, ata ishin të udhëhequr dhe të blerë prej sulltanit. Me fjalë të tjera robër të tij, pra ata nuk  kishin të drejtë lirie. Për këtë arsye ata nuk kishin të drejtë të martoheshin me gra të lira – jorobëresha, nuk kishin të drejtë tregtie të lirë, por vetëm të jenë robër. Kur udhëheqësit dëgjuan për këtë, kjo çështje u alarmua aq tepër, por shejhu ishte i vendosur në vendimin e tij, që ata të mos kenë të drejtë shitblerje e as martesë. Kështu interesat e tyre ishin në rrezik. Njëri prej tyre, i cili ishte zëvendës i sulltanit u hidhërua aq shumë, i tuboi udhëheqësit dhe shkuan e i thanë: “Çka po do?” Shejhu i tha:  “Të thërrasim një seancë gjyqësore ose të mbahet një kuvend  dhe të apelojmë që ju të bliheni prej arkës shtetërore të muslimaneve, dhe atëherë ju jeni të lirë me justifikim ligjorë të sheriatit. Këtë çështje e ngritën te sulltani, e sulltani i tha që të hiqte dorë nga ai vendim. Mirëpo ai nuk hoqi dorë. Atëherë sulltani u hidhërua pa masë, kështu që edhe shejhu u hidhërua dhe i mblodhi plaçkat, hipi mbi gomarë, ndërsa familjen e tij e hipi mbi një gomarë tjetër. Dhe doli nga Egjipti për në drejtim të Sirisë, deri sa arriti në mes të rrugës, kur pas tij u bashkëngjitën pjesa më e madhe e muslimanëve. Në atë vend nuk dëshironte të jetonte as një grua, asnjë fëmijë, e posaçërisht dijetarët, njerëzit e mirë dhe tregtarët. Kjo çështje arriti deri te sulltani dhe i    thanë: “Kur shkoi shejhu të gjithë shkuan pas tij”. Atëherë sulltani mori rrugën dhe i arriti në mes të rrugës. Sulltani i tha shejhut se pajtohet me mendimin e tij, kështu që shejhu u kthye dhe u pajtuan që t’i qesë në tenderim udhëheqësit për t’i blerë. Zëvendësi i sulltanit pastaj shkon të shejhu dhe e lut më të mirë, mirëpo pa dobi. Atëherë zëvendësi i sulltanit tronditet dhe thotë se do t’ia heqë kokën, duke i thënë: “Po si të na blejë shejhu, përderisa na jemi udhëheqës të këtij vendi?!” E merr shpatën në dorë dhe shkon te shtëpia e shejhut, troket në derë. Në derë del i biri i shejhut dhe e sheh se zëvendësi i sulltanit gjendet me  shpatë në dorë. Kthehet dhe i tregon babait për atë që ka parë. Shejhu as që u brengos fare, por i thotë të birit: “O Biri im, baba yt është i vogël që të vritet në rrugë të Allahut, dhe doli para zëvendës-sulltanit për dorëzim. Kur ia lëshon një shikim zëvendës sulltanit, dora e tij filloi t’i dridhej. I bie shpata prej dore, ndërsa i tërë trupi dridhej dhe filloi të qajë. E luti Shejhun të bëjë dua për të dhe i thotë: “O Shejh im, çka dëshiron ashtu do të bëhet”. I thotë: “Ju thërras të gjithë ju për t’ju shitur”.  – Po  me të hollat çka do të bëni? “Do ti shpenzoj në dobi të muslimanëve” – tha shejhu. – Po kush do t’i merr ato të holla kur të shitemi. “Unë” – iu përgjigj shejhu. Pastaj u bë ashtu siç dëshiroi shejhu, i thirri udhëheqësit një nga një dhe e ngriti çmimin e tyre. I mblodhi të hollat dhe i shpenzoi në të mirë të përgjithshme. Kjo ishte diçka çka kurrë nuk kemi dëgjuar prej askujt më herët. Zoti e mëshiroftë Shejhun!

Lini një koment