Muhamed Eminë Xhundi "101 tregime për të arritur kulminacionin e mirësisë dhe përsosmërinë e devotshmërisë" Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Allahu është Përkujdesi
Tregohet se Hatem El-Esami u ka thënë djemve të tij: “Dëshiroj të shkoj në haxh”.
Ata filluan të pikëllohen e të qajnë, duke i thënë: “Ti po shkon në haxh, mirëpo në dorë të kujt po na lë, kush do të na ushqejë?”.
Ai e kishte vetëm një vajzë, e cila tha: “Lëreni të shkojë, sepse ai nuk është furnizues.
Ai shkoi në haxh, ndërsa familjen e tij e kaploi uria, e ata filluan ta akuzojnë vajzën e tij (motrën e tyre).
Ajo bëri lutje: “O Zoti im, mos më turpëro para tyre”.
Emiri i qytetit kaloi pranë shtëpisë së tyre, duke shëtitur nëpër qytet dhe u thotë shokëve të tij: “Shkoni kërkoni ujë nga ndonjë shtëpi nga këtu.
Ata shkuan kërkuan, kur familja e Hatemit e mbushi një ibrik të ri me ujë të ftohtë, prej ku ai piu ujë.
Ai pastaj pyeti: Shtëpia e kujt është kjo: “Shtëpia e Hatem El-Esamit.
Ai e gjuajti një qese me ari në oborr të tyre dhe tha: Kush më do mua, do ta dua, dhe ai pajtohet me udhëheqjen time.
Ushtarët, të cilët kishin pasuri i hodhën të hollat e tyre në enën e cila kishte qenë me ujë dhe e dërguan nga kishte ardhur.
Vajza filloi të qajë.
Nëna e pyet: “Pse po qanë, kur Zoti na lehtësoi gjendjen dhe na solli pasuri.
Ajo iu përgjigj: “Sepse krijesa në shikoi kujdes për ne dhe na u lehtësua gjendja, po si do të kishte qenë po të na shikonte Krijuesi?!”.