Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i agjërimit"
Agjërimi kada (kaza)
Të gjithë ekspertët jurist islam janë të pajtimit se ai i cili ndonjë ditë apo tërë muajin ramazan nuk e agjëron me arsye (p.sh. për shkak të sëmundjes, menstruacionit,udhëtimit) e agjëron më vonë kada.
Argument për këtë kemi ajetin Kur’anor:
“Dhe kush prej jush është i sëmurë ose në udhëtim (e nuk agjëron), le të agjërojë po aq ditë më vonë”. (El Bekare:185)
Ka tregu Aishja r.a. – bashkëshortja e Muhamedit a.s. se kur ju kanë ardhur menstruacionet në kohën e Muhamedit a.s., ai i ka urdhërua me agjërua kada më vonë.
Ndërsa ai i cili pa arsye nuk agjëron, bën gabim të madh.
Për këtë ka thënë Muhamedi a.s.:
“Ai i cili nuk e agjëron një ditë pa arsye dhe jo për shkak të ndonjë sëmundjeje, nuk mund ta kompensojë (ta bëjë kaza) edhe nëse agjëron gjatë tërë jetës”.
Agjërimet kaza janë:
Agjërimi i muajit ramazan;
Agjërimi i dënimit (kefaretit);
Agjërimi i zotimit;
Agjërimi nafile (pra e bën nijet me agjërua nafile dhe e prishë).
Koha e agjërimit kada
Nuk lejohet agjërimi kaza në ditët kur është i ndaluar agjërimi, pra në ditët e para të Bajramave.
Po ashtu nuk lejohet agjërimi kaza në muajin ramazan, sepse muaji ramazan është koha e agjërimit të rregullt, e jo koha për të agjëruar kaza. Ngase, agjërimi kaza është agjërimi i çrregullt, ndërsa nuk mundet që agjërimi i çrregullt me zënë vendin e agjërimit të rregullt.
Nëse në atë vit ramazani i ka pasur 29 ditë, atëherë vitin tjetër agjërimi i muajit ramazan kaza agjërohet 29 ditë, edhe pse muaji ramazan në vitin tjetër i ka 30 ditë.
Agjërimi i muajit ramazan mund të bëhet kaza 29 ditë rresht, pra ditë të pandara (pandërprerë), por mund të agjërohet me ndërprerje.
Pra, me rëndësi është me i plotësua ditët, ndërsa mundet me i agjërua edhe me javë të ndara.