Muhamed Ibrahim Selim
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga: "Planprogrami për edukimin e fëmijës në bazë të Kur'anit fisnik"
Parimet për përmirësimin e vetes
- Mendo në veten tënde, mendo në veten si je krijuar? Prej çka je krijuar? Ai i cili e njeh (kupton) veten e tij, ai e njeh Zotin dhe Krijuesin e tij.
- Shiko në veten tënde dhe përsosi vlerat tua. Zhvillimi i shoqërisë fillon prej zhvillimit të individit.
- Atëherë kur njeriu e përsos moralin dhe karakterin e tij, atëherë nuk mund t’i bën dëm askush.
- Shpëtimtar dhe fitimtar është ai i cili e pastron veten e tij dhe i përulet vetëm Zotit të tij. I dështuar dhe i humbur është ai i cili e njollos veten e tij me mëkate.
- Në trup ka epshe dhe pasione, mos iu nënshtro epsheve dhe pasioneve në mëkate sepse epshi urdhëron në të keqe.
- Ti je përgjegjës para All-llahut për lëvizjet e tua, dhe dije se do të jesh përgjegjës për çdo gjë (qofshin edhe më të imtat).
- Çka të veprosh për atë do të paguhesh (shpërblehesh).
- Trupi yt është amanet në duart tua, për këtë arsye ti je përgjegjës për mbrojtjen e tij nga zjarri.
- Edukoje veten që të duroj se durimi është gjysma e imanit.
- Për çdo çështje, para se ta qortosh shejtanin qortoje veten tënde.
- Gjithmonë siguroje veten tënde dhe kërko mbrojtje prej Zotit nga e keqja e cytësit të vesveseve.
- Largohu nga shokët e këqij që të mos humbasësh nga rruga e drejtë pasiqë je udhëzuar.
- Metodologjia e jote le të jetë fjala e mirë.
- Mësoje veten të jesh mesatar, ruaju nga teprimi dhe shkapërderdhja.
- Bëhu i sinqertë, se rrenacakët nuk kanë shpëtim.
- Fol mirë dhe vepro mirë ashtu siç All-llahu të ka bërë mirë.
- Ruaje dëgjimin tënd dhe shikimin tënd nga e keqja se All-llahu ka mundësi të ta merr (dëgjimin dhe shikimin).
- Shfrytëzoje mendjen tënde dhe aftësitë tua me të cilat All-llahu të ka graduar, e mos i paralizo.
- Në rrugë të All-llahut thirr me mençuri dhe polemizo në atë çka është më e mira.
- Përfito aftësi në vete ashtu që të jesh në gjendje ta kuptosh dhe ta dallosh të mirën prej të keqes.
- Ruaju lakmisë në vetvete, koprracisë, përtacisë, armiqve të All-llahut dhe njerëzve.
- Mbizotëroje mendjen tënde dhe mos u bëj rob i epsheve dhe emocioneve tua.
- Mos lejo që të mashtrohesh e tradhtohesh, andaj çdo lajm vërtetoje dhe asnjëherë mos thuaj se e kam parë për një send që se ke parë, ose të thuash kam dëgjuar atë çka nuk e ke dëgjuar, sepse All-llahu do të të merr në përgjegjësi për këtë.
- Mos dëshiro të kesh gjithçka që kanë njerëzit, do të jesh më i pasuri i tyre. Pasuri e vërtet është pasuria e shpirtit.
- Ta dish, besnikët janë shumë të fuqishëm, e ti fuqinë tënde kërkoje në besnikëri.
- Kërko ndihmë dhe mbështetje prej All-llahut sepse All-llahu është i mëshirshëm dhe i përkrah ata që kërkojnë ndihmë prej tij.
- Bëhu me të dëgjueshmit dhe ata të cilët veprojnë dhe e pasojnë të mirën, atëherë All-llahu do të udhëzojë.
- Kujtoje All-llahun i cili të ka udhëzuar në Islam, ta ka ndriçuar rrugën e drejtë dhe ta ka mbushur zemrën me dashuri ndaj All-llahut.
- Përqendrohu dhe përmbaju në atë çka të ka urdhëruar All-llahu, sepse pas imanit vjen përmbajtja dhe përqendrimi (qënd-rueshmëria).
- Në çdo mbrëmje llogariti veprat tua, para se të të llogariten (para se të vdesësh).
- Ruaju e mos e dëmto dhe mos e shkatërro veten me duart tua.
- Mos bëj gabime sepse gabimi të sjellë nënçmim dhe turpërim ndërsa besimtari gjithmonë është bujar, fisnik, i çmuar dhe i fuqishëm.
- Mos u bëj egoist, mos lakmo të kesh vetëm për vete. Natyrshmëri e muslimanit është që veten e le keq për t’u bë mirë tjerëve.
- Nëse mizëron veten (i bën padrejtësi vetes) kërko falje te All-llahu.
- Mos e tepro, dhe mos e ngarko veten më shumë se sa ke mundësi. Dera e shpresës gjithmonë është e hapur.
- Ke kujdes mos fsheh në vete çështje të cilat sjellin hidhërimin e All-llahut ndaj teje.
- Maturia është koka e ilaçit ndërsa teprimi është sëmundje.
- Shejtani është armik i të gjitha kohërave, mos i paso hapat e tij, por bëhu armik i tij.
- Mos e ngarko veten me atë çka nuk ke mundësi por me atë çka ke mundësi.
- Fitimi dhe vdekja janë vetëm në diturinë e All-llahut.
- All-llahu na sprovon neve me të mira ashtu siç sprovon me të këqija.
- Kush i frikësohet All-llahut dhe e ndalon veten nga epshet, vendbanim e ka xhenetin.
- Ai që i kalon kufijtë të cilat i ka caktuar All-llahu ai i ka bërë padrejtësi vetes së vet.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Të afërta