Parimet për forcimin e besimit

Muhamed Ibrahim Selim

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga: "Planprogrami për edukimin e fëmijës në bazë të Kur'anit fisnik"

Parimet për forcimin e besimit

 

  1. Që nga fillimi përforcoje besimin në Zotin, shpejto pa masë në fitimin e kënaqësisë së Tij dhe mos lejo që diçka tjetër të të largoj nga Ai.
  2. Lutju vetëm Atij e askujt tjetër. Ai është i cili i ka krijuar qiejt dhe tokën.
  3. Ji me Atë, do të jetë me ty, sepse kush është me All-llahun, All-llahu është me të, e ruan dhe e mbron.
  4. Kujtoje All-llahun, Ai të kujton ty.
  5. Kërko falje prej Tij, Ai të falë.
  6. Falënderoje Atë për të mirat që t’i ka dhënë, haptazi e fshehtazi, me fjalë e me vepra, All-llahu do t’i shtoj të mirat e Tij.
  7. Lutu, do të pranohet lutja
  8. Pendohu do të pranohet pendimi.
  9. Adhuro vetëm All-llahun e askënd tjetër, ndërsa ndaj prindërve sillu mirë.
  10. Kërko prej All-llahut udhëzim dhe pajtim në veprimet tua, Ai do të udhëzoj.
  11. Kërko nga All-llahu i Lartëmadhëruar që Ai ta dojë imanin në ty, ta zbukuroj dhe ta përforcoj në zemrën tënde.
  12. Mbështetju All-llahut, të mjafton për gjithçka.
  13. Ta dish, All-llahu nuk është indiferent ndaj veprimeve tua, andaj ta dish se të përcjell pandërprerë ditë e natë.
  14. Frikësoju All-llahut, vepro çka të ka udhëzuar dhe largohu prej asaj çka ta ka ndaluar, atëherë Ai do të mësoj.
  15. Kush i frikësohet All-llahut, ai e nxjerr nga kurthet dhe ia zgjeron furnizimin.
  16. Veçoje dhe lartësoje All-llahun dhe lavdëroje shpesh dhe pandërprerë ashtu siç e meriton.
  17. Mos i dëgjo mëkatarët e as mos i përkrah të padrejtit.
  18. Jeta jote, veprimtaria jote, vendi dhe koha janë çështje në dorë të All-llahut dhe në dëshirën e Tij, andaj para të veprosh një punë thuaj: “Inshaa Allah”.
  19. Vështirësitë dhe fatkeqësitë nuk mund t’i largoj prej teje askush përpos All-llahut, andaj drejtoju Atij.
  20. Jeta jote le të jetë mes frikës (dënimit) dhe shpresës (shpërblimit), e po ashtu edhe garë në punë të mira.
  21. Shpresa në mëshirën e Zotit është punë e mirë.
  22. Çdo të mirë që e punon do ta gjesh te All-llahu. Nëse jep sadaka Zoti ta shumëfishon.
  23. Shtëpinë tënde stolise me kujtim në All-llahun, me falje të namazit dhe me qetësi për njerëzit.
  24. Mos u krekos me diturinë tënde sepse All-llahu është Ai i cili ta ka mësuar atë që nuk e ke ditur.
  25. Lutju Zotit që të ta shtoj diturinë në ty, të të bëj të dobishëm dhe të devotshëm.
  26. Dituria është dritë e edhe besimi është dritë. Lutu që këto dy të mira të kompletohen në ty.
  27. Nëse gabon ose harron menjëherë lutju Zotit që mos të të ndëshkoj.
  28. Falënderimi është shpirti i adhurimit, andaj falënderoje All-llahun vazhdimisht.
  29. Fol për të mirat dhe begatitë e All-llahut dhe insisto gjithmonë tek bashkëbiseduesit që të flasin për to, sepse All-llahu dëshiron që të shihen të mirat e Tij tek robërit e tij.
  30. Allahut nuk i përngjanë asgjë dhe askush nuk është i barabartë me të.
  31. Nuk duhet që të betohemi në All-llahun pa nevojë, por duhet që All-llahun ta çmojmë ashtu siç e meriton të çmohet.
  32. Nuk duhet që t’i fyejmë idhujt e tjerëve sepse kjo ndikon që tjerët të fyejnë Zotin tonë.
  33. Allahu është Ai i cili natën e bën ditë, për këtë arsye lutju Atij ditë e natë dhe merr këshillë dhe mësim prej saj.
  34. Feja e All-llahut ka rregulla dhe kufij dhe këto kufij nuk duhet t’i kalojmë.
  35. Ta dëgjosh (t’i nënshtrohesh, ta pasosh) pejgamberin në çdo gjë, do të thotë se e ke dëgjuar All-llahun.
  36. Jeta dhe vdekja janë në dorën e All-llahut, mos iu frikëso askujt pos All-llahut. Puno për botën tjetër që ta takosh All-llahun me vepra të mira.
  37. Allahu është shërues, përmbaju shkaqeve, shërohu dhe kërko prej All-llahut shërim.
  38. Nëse ke mundësi dhe të vjen rasti me iu bë padrejtësi njerëzve, kujtoje fuqinë e All-llahut ndaj teje.
  39. Nëse ke jetë të lumtur dhe begati prej All-llahut, kujdes dhe mos bëj mëkate, se mëkatet i largojnë begatitë nga ju.
  40. Bëhu harmonik në ekzistencën dhe në krijesat, sepse çdo krijesë e lartëson dhe e lavdëron All-llahun pandërprerë.
  41. Vështro qiellin si është krijuar, se si është zbukuruar me yje e planetë dhe mbushe zemrën me madhështinë e Krijuesit të Gjithëfuqishëm.
  42. Kujto Krijuesin i cili ta ka nënshtruar tokën, detin (ujin), ajrin dhe të gjitha gjallesat tjera.
  43. Ta dish se All-llahu na e ka nënshtruar (gjithçka) që ta shfrytëzojmë për mirësi dhe na e ka bërë tokën shtrojë (djep) për ta ndërtuar dhe për ta zhvilluar, e jo për ta shkatërruar.
  44. Përjetoje dhe ndjej kënaqësi dhe nder në vete për të mirat që t’i ka dhënë All-llahu në pije dhe ushqim.
  45. Kur sheh diçka interesante dhe që të habitë, mos e humb mendjen por thuaj: Ma shaa Allah.
  46. Njihe All-llahun deri sa ta plotësosh imanin (pra, mos u mjafto me pak dije).
  47. Kur ta plotësosh imanin në All-llahun dhe të bindesh tërësisht thuaj me bindje të plotë
  48. Islami është begati, begati e pakufishme të cilën ta ka dhënë All-llahu dhe të ka udhëzuar dhe ta ka plotësuar besimin.
  49. Pasuria, fëmijët, shëndeti, dituria, të gjitha këto janë begati, ajri është begati. Kujtoji të mirat e All-llahut të cilat janë të shumënumërta dhe të pakufishme.

Lini një koment