Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Zekatmarrësit
Pasi që zekati është shtyllë e islamit, dhe ka vlerë dhe rëndësi të posaçme në Islam, Zoti i Madhëruar në ajet kur’anorë e ka caktu kujt i takon zekati:
“Nuk ka dyshim se zekati i takon vetëm:
- të varfërve,
- të gjorëve,
- nëpunësve,
- atyre që duhet përfituar zemrat, po ashtu duhet dhënë:
- për lirimin e robërve,
- të ngarkuarve në borxhe,
- në rrugën e Allahut (luftëtarëve) dhe
- udhëtarit pa mjete materiale.
Caktim dhe obligim prej Zotit (për dhënien e zekatit në këto kategori) Allahu është më i dituri, Ai është më i Urti”. (Et-Tevbe, 60)