Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Xehet
Xehe quhet çdo lëndë me vlerë e nxjerrur prej toke siç janë: ari, argjendi, nafta, gazi natyror, plumbi, alumini, hekuri, etj.
Argument për dhënien e zekatit në xehe kemi ajetin kur’anor:
“O ju besimtarë, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju kemi mësuar që ju ta nxirrni prej toke (xehet)”. (El Bekare, 267)
Përqindja e zekatit në xehe është 20 % (ose një e pesta).
Në xehe nuk është kusht të kalohet një vit, por jepet zekati kur të nxirret xehja prej toke.