Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Fikhu i Zekatit"
Udhëtari pa mjete materiale
– ibni sebilë –
Nëse një udhëtarit gjatë rrugës i sosen mjetet financiare dhe materiale dhe nuk ka mundësi të kthehet në vendlindje, i takon zekati.
Feja islame i ka kushtuar rëndësi të posaçme udhëtimit për arsye të shumta, sepse edhe Zoti i Madhëruar në Kur’an ka kërkua për me udhëtua për furnizim:
“Udhëtoni nëpër tokë dhe hani prej furnizimit të Tij”.
Ka kërkua me udhëtua me kërkua dituri dhe me hulumtua: “Thuaj udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni, vështroni dhe hulumtoni si ka filluar krijimi e pastaj ju do të ktheheni (te Zoti)”.
Ka kërkua me udhëtua për me luftua në rrugën e Allahut:
“Dilni (në luftë), le t’ju vijë (lufta) e lehtë ose e rëndë. Luftoni për hir të Allahut me pasurinë tuaj dhe me veten tuaj, kjo është me dobishmja për ju, sikur ta kuptonit”. (Et-Tevbe, 41)
Ka kërkua me udhëtua me e krye haxhin:
“Allahu ka obligua njerëzit, ata që kanë mundësi t’i përballojnë rrugës ta vizitojnë dhe ta kryejnë haxhin në shtëpinë e (Tij)”. (Ali Imran, 97)
Për të gjitha këto shkaqe islami ka lejuar dhënien e zekatit kësaj kategorie, por ka parapa edhe shartet e ato janë:
- Me pasur nevojë për ato mjete me u kthye në vendlindje,
- Që nijeti i udhëtimit mos me qenë për çështje të ndaluara, si p.sh. vrasje, vjedhje, plaçkitje. Personit të tillë nuk i jepet zekati.
- Që udhëtari nuk ka mundësi me huazua, që kur të kthehet me ia la borxhin ose nuk ka formë tjetër për me i arritur mjete prej vendlindjes së tij.